Poeti Agim Doçi i revoltuar nga portalet: Jam kundër të gjithëve, ja çfarë kam thënë për Luiz Ejllin

22 Shkurt 2023, 21:15| Përditesimi: 22 Shkurt 2023, 21:21

  • Share

Ai e nisi rrugën profesionale me një punë që në fillimet e tij as që e kishte imagjinuar që do ta çonte tek arti. Një personazh kontrovers, i guximshëm, që e thotë pa filtra gjithçka që mendon dhe nuk i kursen as kritikat e as lëvdatat.

Një rrugëtim tek jeta dhe karriera erdhi në “Esencë” me rrëfimin e radhës poeti Agim Doçi.

Kthesa në rrugën e tij e në vazhdimësinë profesionale ka qenë At Gjergj Fishta dhe pena e tij. Kështu e kujton ai ndikimin që ka pasur më vonë të shkruarit në jetën e tij personale dhe profesionale.

Një prej shqetësimeve të Agim Doçit mbetet mosvlerësimi i pronës intelektuale një prej momenteve kyçe në jetën e secilit krijues që duhet të ketë vlerësimin që meriton.

Një krijimtari e gjatë dhe e larmishme me këngë që janë vlerësuar me çmime të para në festival e përfaqësuar edhe në Eurovizion.

Mes shumë çmimeve e vlerësimeve në karrierë të qenit qytetar nderi i Shkodrës për Agim Doçin mbetet një prej nderimeve që ka më për zemër sepse ka një lidhje të veçantë me qytetin e Shkodrës aty ku ka kaluar një pjesë të jetës së tij.

Një lidhje po aq e ngushtë dhe emocionale që e bëri të përlotet në studio është edhe ajo me Kosovën ose siç këmbëngul ai ta quajë gjithnjë vetëm Dardani. Jo sepse shkroi “Marshin e UCK-së” apo  himnin “ A vritet Pafajësia” ,por lidhja e tij me Kosovën është në një mënyrë e pashpjegueshme, është një emocion që e përlot gjithnjë.

Shprehës, i  guximshëm ,i shkujdesur dhe i drejtpërdrejtë Agim Doçi  solli edhe në këtë bisedë në “Esencë” grintën e personazhit të tij të patjetërsueshëm dhe krejt origjinal.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?