Poetja Entela Safeti Kasi drejtuese e qendrës Pen të Shqipërisë, në këto kohë të vështira të pandemisë Covid -19 sjell një mesazh për sfidën e jetës mbi vdekjen. Entela Kasi shprehet se nëse do të ishte një kohë e ditë tjetër do zgjidhte të tjera poezi, por në këtë periudhë ajo sjell një poezi me synim që të përcjell mesazhin për ata që janë në karantinë. “Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për durim dhe të luftojmë fort për jetën, duke e e sfiduar rrezikun. Sot kemi më shumë nevojë për paqen e brendshme dhe të reflektojmë për një humanizmin më të thellë, kur flasim për një situatë të tillë, ku përballet e gjithë shoqëria, kemi nevojë për mbështetje që do të jetë një mundësi më tepër për të sfiduar këtë pandemi të rëndë”, shprehet poetja Entela Kasi.
Fjala
Fjala në syrin e natës zhduket
Mëndafsh tis i dhimbjes lindur me dritën
Pakur terur në moskund
Kur vjeshton mbi ne vetvetja, lëndë e pasosur
Ky gur që shndrit në hon të gremisur
etit të dhimbjes dhe kripës
Merr formë mermeri
Statujë i bëhet ëndrrës që u mbyll në kullën
Ku gjyshi shtronte lëkurët e deleve të bardha
Të ngroheshin miqtë
Atje ende hiri i drurëve të djegur
mbështjell flatra zogjsh të ikur
E jashtë në malin me pyje të zhveshur
vjen kënga e kahershme
Mbështjellë në kuti argjendi Botësh të fshehta
Ku heshtja rëndon sa ari
Sot shkunden pemë të pjekura
E bien Në pragun tënd....
Korçë, 14 Korrik 2013