Poetja Luljeta Lleshanaku rrëfen ‘Muzeun Virtual për Kampet e Punës në Maliq’

23 Shkurt 2021, 15:40| Përditesimi: 25 Shkurt 2021, 16:15

  • Share

Tashmë, Kampet e Maliqit”, (Vloçisht, Orman Pojan dhe Nishavec) janë jetësuar në një muze virtual në 3 D me regji të Elton Baxhakut dhe arkitekturë të grafistit Klit Burda. Skenaristja Luljeta Lleshanaku i cilëson Kampet e Maliqit, si më të tmerrshmit në historinë e komunizmit në Shqipëri, që pas shtatë dekadash publiku mund t’i shikojë vetëm në një film dokumentar, që synon të përcjellë tek brezat e rinj trashëgiminë materiale të periudhës së komunizmit 

“Nuk bëhet fjalë për një kamp në Maliq, por gjatë kërkimeve pamë se bëhet fjalë për tre apo katër të tillë. I pari, është ndërtuar në vitin 1947 me disa çadra të vogla, ndërsa kampet masive nisën të ndërtohen nga viti 1948 deri në 1951-in. Këto ishin kampe pune, ku punonin të burgosurit politikë dhe mbahen si më të tmerrshmet në historinë e komunizmit në Shqipëri. Prandaj ne synojmë përmes këtij projekti të sjellim trashëgiminë materiale të periudhës së komunizmit, konkretisht vendeve të vuajtjeve, kampeve të punës dhe internimit, edhe burgjet përmes metodave digjitale”, rrëfen skenaristja Luljeta Lleshanaku.

Ndonëse kanë kaluar 3 dekada demokraci, Lleshanaku shpreh keqardhjen e saj, që për këto ngjarje që ka lënë gjurmë në historinë e vendit tonë, ende nuk ka një muze, ndërsa skenari i filmit është bazuar vetëm mbi tre rrëfime origjinale të të mbijetuarve

 “Ne 30 vjet pas rënies së komunizmit nuk kemi akoma një vend vuajtje, që të jetë shndërruar në muzueum. Në këtë situatë, po i afrohemi kësaj teme përmes teknikës digjitale 3 D dhe filmimeve. Ndryshe nga Muzeu Virtual për Kampin e Tepelenës, për të cilin kishte disa gjurmë, ndërtesa në rrënoja etj., për kampet e Maliqit ne nuk kishim asgjë. Vendi është transformuar plotësisht. Në kohën që funksionin vendi ishte kënetë dhe duke u tharë këneta hapeshin kampet e punës. Kjo është historia e tre kampeve. Nuk ka asnjë dokument apo projekt inxhinierik të kampit të zhvendosur në tre kohë të ndryshme, në vende të ndryshme.

Në projektin e dëshmive me videoregjistrime të ISKK kemi vetëm tre rrëfimet e Lavdosh Beqos, Cezar Maliles, Skënder Stefanllarit. Nga këta të tre, dy prej tyre nuk jetojnë më. Prandaj, jemi të lumtur që i kishim edhe këto” rrëfen Lleshanaku.

Pas Muzeut Virtual të Kampit të Tepelenës, ky është projekti i dytë mbi muzetë virtualë të kampeve dhe burgjeve në Shqipëri, i realizuar nga Instituti i Studimeve për Krimet edhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF) dhe me mbështetjen e Fondacionin Konrad Adenauer në Shqipëri.

Komento

Komente

  • Fideli: 24/02/2021 17:40

    Edhe në Amerikën Demokratike, Të Burgosurit punojnë..,kushtet e viteve 45 e tutje këto ishin,por Shqipëria u ndërtua me punë vullnetare të gjithë Rinisë,ku kushtet e jetesës ishin po ashtu të varfëra dhe miserabël!Hekurudhat ,rrugët,fabrikat edhe tharja e kënetave,tregojnë Solidaritetin dhe Mrekullinë që Shqiptarët mund të bëjnë bashkë,me punë e vetëm me punë!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?