Edi Rama dhe Prokuroria e Tiranës

Poetja Mimoza Ahmeti dënohet për ndërtim pa leje, Rama: Prokuroria godet më të dobëtit, dosjet me evazion dhe fitim miliona dollarë flenë të patrazuara

15 Nëntor 2022, 20:25| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 07:40

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është treguar sërish i ashpër me Prokurorinë e Tiranës dhe shkak u bë një dënim me 40 orë punë publike për poeten Mimoza Ahmeti për ndërtim të paligjshëm. ‘Mbretëri Xhuxhash’ e ka quajtur Rama, njëjtë si një prej botimeve të poetes, ndërsa vë në qendër të kritikave Prokurorinë e Tiranës se po godet më të dobëtit, ndërsa po favorizon oligarkët e ndërtimeve pa leje.

Rama shkruan se Prokuroria po bën drejtësi me një poete dhe këngëtar, referuar këtu dënimit të mëparshëm të Bojken Lakos, të cilët po bënin punime në shtëpinë e tyre, por nuk vepron kundrejt atyre që bëjnë shkelje kilometrike.

Patjetër që çdo ndërtim pa leje është i dënueshëm me ligj, po zelli milimetrik në dënimin e atyre që e shkelin ligjin në pronën e tyre të bën për të vjellë përballë mosveprimit sistematik të Prokurorisë së Tiranës ndaj atyre që për qëllime fitimi bëjnë shkelje kilometrike! Tamam “mbretëri xhuxhash” ai organ drejtësie me të dobëtit dhe dobësie me të fortët”, shkruan Rama.

Kritikat e Ramës ndalen sërish në ndërtimet pa leje, ku thekson se dosjet e denoncuara nga organet shtetërore për evazion fiskal me miliona dollarë po flenë në Prokurori dhe nuk ka asnjë reagim.

“Pas një këngëtari ja edhe një poete, që dënohet me zell nga pikërisht Prokuroria e Tiranës, ku dosjet e denoncimeve nga organet shtetërore për ndërtime të paligjshme për qëllim fitimi apo për evazion fiskal me miliona USD dhe për pastrim të miliona USD, flenë të patrazuara", shkruan Rama.

Gjykata e ka dënuar poeten Ahmeti pasi ka ndërtuar një shtëpinë që i ishte prishur nga tërmeti në të njëjtën vend ku e kishte pasur në Petrelë. Ahmeti u bë kështu rasti i dytë i personazheve të njohur që dënohet pas këngëtarit Bojken Lako.

Kjo nuk është hera e parë që kreu i qeverisë akuzon Prokurorinë e Tiranës. Një ndër rastet që Rama e ka denoncuar publikisht ka qenë edhe publikimi i kallëzimit që IMT ka bërë për kompaninë “Ideal Cosntruction shpk”, për shtesën pa leje prej 4646 metër katrorë që në muajin korrik të këtij viti, por drejtësia nuk ka lëvizur për sekuestrimin e tyre.

Ora 22:54
Dënimi i poetes me 40 orë shërbim për ndërtim pa leje, reagon shkrimtari Agron Shele: Bijtë e partisë do donin të të shihnin në kasolle

Shkrimtari Agron Shele ka reaguar lidhur me dënimin e poetes Mimoza Ahmeti me 40 orë punë kolektive për shkak të një ndërtimi pa leje.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Shele shkruan se shkrimtarja kishte minuar artin socialist dhe për këtë nuk ishte harruar nga ata që ai i konsideroi “bijtë e partisë”.

Postimi i plotë nga shkrimtari, Agron Shele:

Dënim me punë kolektonjëse.

E dashur Mimoza!

Si mike dhe botuse e romaneve te mia permes Shtepise Botuse "Marin Barleti" dëmi me pune kolektonjëse nga partia në fakt eshte demi qe u solle permes artit, pasi minove realizmin e artit socialist dhe këtë e bere që në vitet 80. Si vigjilentë që janë bijte e partise nuk harrojnë dhe do deshironin mundësjisht të te shikonin dhe ne nje kasolle.

"O mjeranë! Po a e kuptoni dot botën e një autori ju. Në memorien e tij endeni vetem si miza të çastit dhe pastaj perfundoni ne boten e hiçit. "

Te uroj shendet e begati Moza dhe po te isha ne vend tend do ndërtoja dy, pra dy viza me shume ne ndergjegjien time per te fshirë koleren qe ka pllaksor atje!

Ora 21:55
Dënimi i poetes Mimoza Ahmeti për ndërtim pa leje, Blushi: Prokuroria favorizon klientët e qeverisë! Godet më të dobëtit, por jo oligarkët

1667832124_WATERMARKREPORTtv.00314315.Still016.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas lajmit se poetja Mimoza Ahmeti është dënuar me 40 orë punë publike për ndërtim të paligjshëm. Blushi shkruan se klientët e qeverisë favorizohen nga Prokuroria për të ngritur kate pa leje.

"Dënimi i poetes së mirënjohur Mimoza Ahmeti për rindërtimin e shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti, kur klientët e Qeverisë amnistohen për kate, pallate dhe kulla pa leje është krimi i radhës i shëmtuar i shtetit me dy standarde të Edi Ramës.

Zelli i drejtësisë së "Rilindjes" për të goditur pa mëshirë intelektualët e më të dobëtit, por jo oligarkët dhe krimin që pastrojnë paratë me monstrat e betonit është në fakt modeli qeverisës shtypës që ka instaluar Edi Rama!

Mesazhi i qindra mijëra shqiptarëve në 12 Nëntor ishte i qartë: Ky shtet që po degradon përditë në një regjim hajdut dhe shtypës do të shembet shumë shpejt përpara vullnetit të qytetarëve të lirë! Triumfi është i sigurt", shkruan Blushi.

Ora 20:54
Solli reagimin e Ramës, pse u dënua poetja Mimoza Ahmeti? Riparoi shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti

1668542090_1200630615efc517e52b.jpg

Poetja Mimoza Ahmeti do t’i duhet të punojë 40 orë në shërbim të komunitetit, pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Tiranës e cila e ka dënuar për ndërtim të paligjshëm.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë së Tiranës pasi e akuzoi poeten shumë të njohur shqiptare se ndërtoi një banesë në vendin kue  kishte në Petrelë. Ahmeti u bë kështu rasti i dytë i personazheve të njohur që dënohet pas këngëtarit Bojken Lako.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tori: 17/11/2022 00:05

    Ja kaloi me ne fund edhe Sales ne rrena. Prokuroria ja paska fajin. Nderkohe mesojme qe policia i ka ra nga pas kesaj pune, ndersa denimi eshte bere nga gjykata. Por pyka pyke mbetet. Bravo o kampion i Rrenes.

    Përgjigju
  • Timi: 16/11/2022 11:28

    Ndertime pa leje nuk lejohet cfar i kushtonte shkrimtares te merrte leje zhelja ja fut kot kur krahason si kasollet e monizmit shkrimtarja duhet te falenderoj gjykaten per denimin minimal qe mori.

    Përgjigju
  • Shkodrane: 16/11/2022 06:13

    Kodi penal parashikon në dispozitat e tij sanksione për subjektet që ndërtojnë pa leje! Asnjëri nuk ka të drejtë të flasë për rastin konkret përderisa neni vijon të mbetet në fuqi.

    Përgjigju
    • Lala: 16/11/2022 08:40

      Ligji eshte ne doren e Maliqit.te gjith kan te drejt te flasin per sa kohe nuk zbatohet njelloj te te gjithe.plus te drejten e fjales e keni fituar QE para 30 vitesh

  • iliri: 16/11/2022 00:37

    turp ,,,,si mund te denohet kjo poete e dashur dhe e kulturuar....edi rama perdite po ben krime dhe poshtersi....shpejt do marresh pergjigje....

    Përgjigju
  • Tironsi: 15/11/2022 23:25

    Goditen me te dobtit thote blushi se nuk ja mban drejtesis te merret me peshqit e medhej

    Përgjigju
  • Satêr: 15/11/2022 23:08

    Të gjitha këto dënime ordinere janë të orkestruara nga sali berisha në bashkpunim me mbeturinat e mbetura akoma në sistemin e drejtësisë për të deskretituar qeverrinë dhe për të goditur reformën në drjtësi!

    Përgjigju
    • Dr Martens: 16/11/2022 07:58

      Mos i neglizho ilaçet. Atë kokrën e vogël duhet ta pish pas buke në darkë

  • ShkoDrani: 15/11/2022 22:47

    Lali Edi e ka te lehte te gjeje aresyet, por ne thelb kjo eshte Shqiperia. Nuk i ka ndodhur vetem Mozes, nje poete e rralle e jona, por shume qytetareve te thjeshte, nderkohe qe ujqit e medhej bejne si tu teket, me ndihmen e prokurorise e gjykates dhe mirekuptimin e zoterise pikturues.

    Përgjigju
  • Alb: 15/11/2022 21:15

    Prokuroria ligjin apo kot ben si i paditur sthot kot ai piktor deshtaku.

    Përgjigju
  • Sry c: 15/11/2022 21:00

    ligjet ky pleher i ka bere dhe Policia e tij i ka arrestuar

    Përgjigju
  • Tani: 15/11/2022 20:45

    Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, e përkohshme, që të vihet rend e ligj! Kokat e krimit i kemi në " drejtësi "! I pari , Kraja, të merret i pandehur, për shkelje detyre!

    Përgjigju
  • beni: 15/11/2022 20:41

    ta gezoni spakun dhe reformen qe do ebnte nje termet ne drejtesi. 30 vjet presin me imagjinata shqiptaret po mesa duket nuk lodhen duke pritur

    Përgjigju
  • Arbërori: 15/11/2022 20:31

    Kujt po ishet mend o Edvin shkjau shqipfolës…!

    Përgjigju
    • lalka: 16/11/2022 09:23

      shqupi vs rilindja nje kancer per kete popull dhe kete vend !!!

    • Turi: 16/11/2022 06:58

      O trupeshk, e mbarove turnin te shqupi?

    • Sumcja: 16/11/2022 00:37

      He more Arbëror gojeshqyeri, ta çane ndopak farfallen andej nga shqupi?

    • cecua me bicak pa breke: 15/11/2022 22:37

      heu mor arbnor me te pifsha dolline, gjalle qenke!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?