Poezia e muzika, dy shëronjëset e shpirtit! Artistët interpretime emocionuese në kohë të trishta

21 Prill 2020, 18:27| Përditesimi: 21 Prill 2020, 18:30

  • Share

Do të mbahen mend si kohëra të trishta muajt e vitit 2020 në histori. (të paktën duke shpresuar që jo të gjithë muajt) Mijëra jetë të humbura dhe lot... jetë të ndërprera përgjysmë, heronj që luftojnë me vdekjen.
Njerëz të ndarë fizikisht...të bashkuar vetëm nga shpresa se ditë më të bukura na presin të gjithëve bashkë. Një nga gjërat që na ka bashkuar në këto ditë të vështira kanë qenë edhe veprat artistike të sjella me mjeshtëri edhe online.
Nga poezitë rrënqethëse, te notat e muzikës, aktori Vasjan Lami apo pianistja Etrita Ibrahimi, artistët kanë sjellë nga shtëpitë e tyre interpretime të përzgjedhura.

Ora 19:24
Ishin urimet më të bukura në jetën time! Ermal Meta surprizohet në karantinë nga miqtë e tij

Ndonëse një ditëlindje në karantinë, Ermal Meta ka kaluar një 39 vjetor ndryshe. Një video me këngët ka qenë dhurata më e bukur për të, që edhe në këto ditë të trishta kanë dhuruar emocion për këngëtarin shqiptar që prej vitesh ka dhënë jetë me zërin e tij edhe në shtetin fqinj, Itali. 

"Urimet e shokeve te mi! Pershendetje shokë! Sot mbush 39 vjec dhe miqte e mi me kane bere kete dhurate. Mendoj se jane urimet me te bukura te jetes! Ju falenderoj nga zemra miq te bukur, ju dua tepër. Me emocionuat shume!" shkruan këngëtari. 

Ora 18:40
Pasi gjithçka të mbarojë, do 'dehemi' sërish nën magjinë e valsit...Etrita Ilbrahimi nota shprese nga piano e saj

Teatri i Operas Dhe Baletit ka vijuar online sezonin e tij artistik, duke përcjellë te spektatori vepra të përzgjedhura. Këtë herë, pianistja Etrita Ibrahimi na fton të ëndërrojmë nën tingujt e pianos, me një vals.
"Pasi gjithçka të mbarojë, do të kërcejmë sërish vals. Në skenë, në shtëpi, në mbrëmjet jashtë, apo në sheshe, kjo pak rëndësi ka, shoqëruar nga tingulli i një pianoje të vjetër. Kur gjithçka ndodh për të gëzuar jetën, një vals është gjithmonë ritmi i duhur. Për pianisten Etrita Ibrahimi muzika është si librat, sa herë zhytesh në to nuk kanë rëndësi faqet, por ajo që mbetet pas" shkruhet krah videos së intrerpretimit në piano nga Etrita Ibrahimi.

Ora 18:38
Flavia Topi bën kukullat të 'flasin', vogëlushja dhuron spektakël nga shtëpia

Të gjithë fëmijët janë kaq të mirë, por kur vjen fjala për Flavia Topin, mbesën e mjekut dhe gazetarit Flamur Topi të gjithë janë tërë sy e veshë. Vajza e vogël që me mencurinë e saj dhe këshillat e saj ka qenë prezente në familjet e secilit nëpërmjet rrjeteve sociale këtë herë ka sjellë një video shumë interesante, ku kukullat e saj 'flasin'.

Ora 18:35
'Do të vdes i mbytur në borxhe', Vasjan Lami emocionon me poezinë e Xhevahir Spahiut

Një poezi që të emocionon në çdo rresht është ajo e Xhavahir Spahiut 'Borxhet e mia', e cila ka ardhur e interpretuar nga Vasjan Lami.
Borxhet ndaj nënës, ndaj dashurisë, ndaj të afërmve, ndaj gjërave që shpesh nuk i japim rëndësinë e duhur apo të tjerave që i japim më shumë se ç'meritojnë, janë ndonjëherë borxhet dhe pengjet më të mëdha të njeriut. Aktori Vasjan Lami sjell këtë poezi nga karantina, në kuadër të sezonit artistik të zhvendosur online si pasojë e koronavirus.

Ora 18:33
'Është i apasionuar pas Shekspirit, por e dashuroj', Arlinda Dudaj: Javier Marias, shpikësi i njeriut modern

Për botuesen Arlinda Dudaj, shkrimtari spanjoll Javier Marias është shpikësi i njeriut modern, ndaj e rekomandon që të jetë një nga autorët e librave që keni listuar për ti lexuar gjatë ditëve të karantinës, të cilat sipas gjasave do zgjasin edhe disa kohë.
'Një zemër kaq e bardhë' dhe 'Nesër në betejë mendo për mua' janë dy veprat e tij të përkthyera që botuesja rekomandon të lexohen.
"Sot flasim për një shkrimtar që e dashuroj thellësisht, ashtu siç është ai i apasionuar pas Shekspirit, të cilin një pjesë edhe e ka përthyer në spanjisht unë jam e apasionuar pas këtij Shekspiri modern. Për mua, ashtu si për shumë të tjerë Javier Marias përfaqëson shpikesin e njeriut modern' shkruan Dudaj.

Ora 18:30
Lamtumirë mjeshtër! Flogert Shatraj luan në violinë kolonën zanore të 'Rrugë të bardha", filmit që shenjoi karrierën e Rikard Ljarjas

Ndarja e parakohshme nga jeta e aktorit Rikard Ljarja i ka tronditur të gjithë. Fjalët janë të tepërta në këto momente të veshtira për familjen, por edhe ata që e kanë ndjekur, deri adhuruar në filmat ku ka interpretuar.
Violinisti Flogert Shatraj ka zgjedhur që ngushëllimet për humbjen e aktorit të madh, t'i përcjellë nëpërmjet tingujve të violinës.
Ai ka luajtur një pjesë nga kolona zanore e filmit "Rrugë të Bardha", që shenjoi edhe karrierën aktorit që u shua mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare. Rikard Ljarja vuante nga një sëmundje e rëndë dhe prej kohësh nuk dilte nga shtëpia.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?