Pogaçe e nënës, super e butë dhe e shijshme nga zonja Albana

25 Shtator, 11:16| Përditesimi: 25 Shtator, 11:18

  • Share

Pogaçe e nënës

Përbërësit:

  • 1,5 kg miell
  • 1 qeskë maja
  • 1 lugë e mesme sodë buke
  • 2 lugë vaj
  • Kripë
  • Ujë të vakët

Përgatitja:

Me të gjithë përbërësit zëmë një brumë të fortë, i cili ngjeshet gjatë duke e punuar në tryezën e punës, derisa të mos ngjitet. Pas disa minutash ngjeshjeje, brumin e vendosim në vend të ngrohtë që të vijë për afro 1 orë. Ngjeshet edhe një herë në tavolinë të pudrosur mirë me miell dhe e hapim në tepsi të lyer me yndyrë. E vendosim në vend të ngrohtë që të vijë pak, më pas e shpojmë në disa vende, e lyejmë me vaj dhe e vendosim në furrë të nxehtë fillimisht në temperaturë 250 gradë Celsius, më pas e ulim temperaturën në 200 gradë për t'u pjekur për 40-50 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?