Pogaçe nga zonja Vjollca

18 Qershor 2020, 11:10| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 11:14

  • Share

Pogaçe

Përbërësit: 

1 lugë gjelle maja

1 filxhan çaji qumësht të valuar

1 filxhan çaji ujë të vakët

1 lugë gjelle sheqer

40 ml vaj

500-600 gr miell

kripë

2 thelpinj hudhër 

majdanoz

30 gr gjalp

Përgatitja:

Në një tas vendosim majanë, qumësht, dhe ujë të vakët shtojmë 1 lugë gjelle sheqer dhe i përziejmë mirë. Shtojmë vajin dhe përziejmë me lugë druri. Fillojmë shtojmë miellin pak nga pak deri sa brumi të lidhet dhe e vendosim në një enë dhe e lëmë të pushojë 1 orë deri sa brumi të dyfishohet.

E largojmë brumin nga tasi e punojmë lehtë dhe e vendosim në një letër kuzhine, e hapim  me majat e gishtave deri sa ti japim një formë rrumbullake, e presim në katrorë me brinjë 2-3 cm. Përziejmë hudhrat me gjalp dhe majdanoz ose kopër dhe lyejmë në sipërfaqe pogaçen, me gjalp hudhre dhe majdanoz. E mbulojmë pogaçen me picetë dhe e lëmë të pushojë dhe 30 minuta. Më pas vendosim pogacen ne furrë me temperaturë 180 gradë Celsius për 30 minuta.

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?