Jose Mourinho dhe Pogba

Sport
Top 24

Pogba dëshiron të largohet? Mourinho provokon lojtarin dhe agjentin Raiola

15 Shtator 2018, 13:11| Përditesimi: 15 Shtator 2018, 14:18

  • Share

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho indirekt ka provokuar agjentin e Pogba dhe vetë lojtarin për çështjen e largimit. ‘Special 1’ në intervistën para ndeshjes së sotme në transfertë kundër Watford, kur u pyet për qëllimin e agjentit Mino Raiola mbi Pogba u shpreh:

“Në qoftë se e shoh zotin Raiola në televizion duke thënë se lojtari kërkon të largohet atëherë do ta besoj. Për momentin është e paqartë. E vetmja gjë që është e qartë për mua është se lojtari kurrë, kurrë në këto ditë që kemi qëndruar bashkë, nuk më ka thënë se dëshiron të largohet.”

“Sportsmail” shkruan se gjatë verës Raiola ka pasur bisedime me Barcelonën dhe situata e Pogba-s gjatë këtij fillimi sezoni të vështirë është shumë e paqartë.

Për këtë Mourinho shtoi: “Në qoftë se ai nuk më tregon mua se dëshiron të largohet është për arsyen se dëshiron të qëndrojë. Këto janë përfundimet e mija.”

Në këtë mënyrë trajneri portugez e sfidon lojtarin dhe agjentin Raiola që të dalin hapur në rast se dëshirojnë që francezi të largohet nga Manchester United, në të kundërt ata të heshtin.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?