Juventus luan nesër me Lazion për çerekfinalet e Kupës së Italisë në 21:00. Para ndeshjes ka folur edhe trajneri i "Zonjës", Max Allegri. Livornezi është ndalur te disa tema, ndërsa nuk ka anashkaluar edhe formën e Paul Pogba.
Francezi prej prillit të vitit të shkuar ka luajtur vetëm 45 minuta, teksa në verë u bashkua me Juventusin nga Manchester United. Allegri ka treguar se pret shumë nga Pogba, por trupi i tij duhet të përshtatet pasi ka muaj që nuk luan.
"Pres një kontribut nga një lojtar që ka luajtur vetëm 45 minuta që nga prilli dhe më pas është ndalur nga dëmtimi. Trupi i tij duhet të reagojë dhe do duhet kohë. Nga tani deri në fund duhet të jemi të kujdesshëm që ta shfrytëzojmë kapacitetin e tij si duhet", tha ndër të tjera Allegri.