Pas skualifikimit katër vjeçar të dhënë nga Gjykata Kombëtare Anti-Doping pas testit pozitiv të testosteronit të gjetur më 20 gushtin e kaluar pas ndeshjes Udinese- Juventus, Paul Pogba shkoi në mediat sociale për të komentuar vendimin. Mesfushori francez shprehu gjithë hidhërimin dhe bëri thirrjen e tij.
"Sot u informova për vendimin e Gjykatës Kombëtare Antidoping dhe besoj se vendimi është i gabuar. Jam i trishtuar, i tronditur dhe i zemëruar sepse gjithçka kam ndërtuar në karrierën time si lojtar profesionist, më është hequr.
Kur të jem i lirë nga kufizimet ligjore, e gjithë historia do të bëhet e qartë, por kurrë nuk kam marrë me vetëdije apo qëllimisht ndonjë suplement që shkel rregullat antidoping.
Si profesionist unë kurrë nuk do të bëja asgjë për të përmirësuar performancën time duke përdorur substanca të ndaluara dhe kurrë nuk kam mashtruar sportistët dhe mbështetësit e tjerë të ndonjë prej skuadrave me të cilat kam luajtur ose jam përballur. Pas vendimit të shpallur sot do të apeloj në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport", njofton Pogba.
Lajmi kryesor:
Paul Pogba mbyll karrierën, pezullohet për 4 vite nga futbolli
S.Dh/ReportTv.al