Paul Pogba

Pogba shkon në Arabi, ofertë 100 milionëshe për francezin e Juventusit: Sot jo, nesër s'e di

10 Korrik 2023, 12:59| Përditesimi: 10 Korrik 2023, 13:03

  • Share

Paul Pogba ka udhëtuar për në Arabinë Saudite, teksa duket se ka qenë thjesht një udhëtim i rastësishëm, i dokumentuar nga vetë francezi. Fakt është se gjatë fundjavës mesfushori i Juventusit ndodhej në Arabinë Saudite ku ndër të tjera vizitoi ambientet sportive të Al Ittihad, klubi i trajnerit Nuno Espirito Santo.

Sipas raportimeve nga mediet franceze, klubi saudit do t'i kishte ofruar lojtarit të Juventusit një kontratë tre vjeçare me një pagë të përgjithshme prej 100 milionë eurosh në tavolinë. Hipotezë kjo për t'u konfirmuar, por që bën pak zhurmë. Vetë Pogba, i pyetur nga një tifoz vendas, bëri humor në kanalet e komunikimit.

"Jo sot, kushedi nesër..." iu përgjigj Pogba tifozëve që e pyetën nëse do të luajë në Arabi. Tifozi që nuk u identifikua, më pas shtoi: “Po në Ittihad apo në Al-Ahly?”. “Nuk e di”, u përgjigj sërish Pogba.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?