Paul Pogba

Pogba tregon dashurinë, ‘Zonja e Vjetër’ e largon: Heq dorë nga paga për të luajtur me Juventusin

17 Tetor, 09:48| Përditesimi: 17 Tetor, 09:49

  • Share

Paul Pogba është shprehur se dëshiron të luajë me Juventusin edhe duke hequr dorë nga paga, duke treguar gjithë dashurinë për ‘Zonjën e Vjetër’.

Mesfushorit iu dha një pezullim fillestar prej katër vitesh pasi ai dështoi në një test standard të dopingut në Serie A në fillimin e sezonit të kaluar. Ai bëri një ankesë, e cila u pranua pjesërisht nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) dhe ndalimi u ul në 18 muaj.

"Unë mendoj se do të kthehem gati për t’u stërvitur dhe luajtur me Juventusin. Tani jam lojtar i Juventusit. Kjo është gjithçka në kokën time sot”.

Kështu u shpreh mesfushori francez i Juventusit, Paul Pogba në një intervistë ekskluzive për 'La Gazzetta dello Sport'.

"Do të jetë një Pogba i ri; më i uritur, më i mençur dhe më i fortë. Unë jam stërvitur vetëm me trajnerët këtë vit dhe jam gati të kthehem në normalitet në vitin 2025. Kam vetëm një dëshirë, të luaj futboll. Jam i gatshëm të heq dorë edhe nga paratë për të luajtur sërish për Juventusin”, tha francezi.

Ndërkohë te Juventusi nuk kanë ndërmend të rikthejnë mesfushorin dhe mediet në Itali tregojnë se bardhezinjtë ia kanë shprehur këtë ide francezit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?