Kronikë

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 4 persona të plagosur (VIDEO)

28 Qershor, 20:32| Përditesimi: 28 Qershor, 21:56

  • Share

Pogradec- Një aksident ka ndodhur në në aksin rrugor Pogradec–Tushemisht, ku nësohet se dy mjete janë përplasur me njëra- tjetrën.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar 3 persona, të cilët janë pasagjerë dhe po transportohen drejt spitalit të Pogradecit.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa priten informacione për gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

'Pogradec/ Informacion paraprak. Në aksin rrugor Pogradec–Tushemisht, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. D., është përplasur me automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin E. H.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe dy pasagjerë që udhëtonin në këto automjete. Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën', njoftoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rinumërimi i Tiranës, a e rrëzoi pretendimin e Berishës për manipulim?