Kronikë

Pogradec/ 3 automjete përplasen me njëra-tjetrën, s'ka persona të lënduar (VIDEO)

1 Qershor, 19:22| Përditesimi: 1 Qershor, 19:35

  • Share

Pogradec-Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në një nga rrugët e brendshme të qytetit të Pogradecit, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Përplasja mes mjeteve ka qenë e fortë, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Të tre automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e sakta të ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Lëvizja e automjeteve në zonë është vështirësuar për shkak të mjeteve të dëmtuara në rrugë.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?