Një protestë është zhvilluar këtë të diel në fshatin Çërravë te bashkisë së Pogradecit. Efekt Rreth 40 blegtorë dhe banorë të zonës kanë protestuar kundër një projekt-vendimi të mbërritur në këshillin bashkiak, i cili pritet t’i hapi rrugën dhënies me qera të një sipërfaqeje të madhe toke për shfrytëzim të paneleve fotovoltaike.
Edhe pse një javë me parë janë bërë dëgjesa më banorët e zonës, përsëri ata janë shprehur kundër.
“Kam 200 kokë dhenë vetëm unë, ku do t’i shpie?”, tha një banor.
Në protestë ata thanë se gjysma e fshatit merret me blegtori dhe janë përdorues të kësaj toke, e cila është e vetmja kullotë që ka fshati Çërrave.
“Nëse ata zihen atëherë nuk ka për asgjë”
Me ato bagëti ha edhe Edi Rama, t’i venë gishtin kokës”, u shprehen banorët.
Banorët shprehen se do ta përshkallëzojnë protestën në rast se kjo situatë nuk ndalohet nga këshilli bashkiak.
“Këtë radhë ka vuajtur aty ku s’mban, do t’i shkojmë deri në fund”, tha një tjetër banor.
Në mbështetje të banorëve të zonës i pranishëm ishte edhe këshilltari i pavarur bashkiak Arbër Male, i cili ju ka bërë thirrje kolegëve të tij që të votojnë kundër këtij vendimi, pasi kompaninë fituese të paneleve diellore është e paracaktuar.
“Biznese të errëta kanë marrë përsipër të zhvillojnë biznesin e tyre në kurriz të banorëve të Çërravës”, u shpreh ai.
Këshilli bashkiak i Pogradecit pritet të mblidhet këtë të enjte për të votuar nëse do të japë 35.5200 ha tokë me qira për vendosjen e paneleve fotovoltaike.
Komente

Dhe pastaj ankohen pse po zhduket blektoria! Si te mos zhduket,nuk mjafton mungesa e subvencioneve dhe tregu e cmimet,por dhe vendime idioteske si ky me siper.Ne vend qe t'i ndertojne parqet diellore ne toka gurore qe s'prodhojne asgje,apo ne zona shkembore ku s'rritet asgje,shkojne dhe zene me panele tokat me te mira,kullotat me te gjelberta.Aty duhet te vinin mullinj ere,jo panele.Po te udhetosh drejt Palm Springs.CA,anes rruges nacionale ka rreshta e rreshta mullinj me ere dhe qe toka aty eshte shkretetinore ose gjysem shkretetinore,pra mund te kishin vene panele diellore,por kane zgjedhur mullinj ere.Gomeret lokale qe qeverisin aty ne Pogradec,kane vendosur qe tokat me te mira e me pjellore,t'i bllokojne me panele diellore!! Dhe ky fenomen negativ nuk eshte vetem ne Pogradec,por ne gjithe Shqiperine per fat te keq.
Përgjigju