Foto ilustruese

Pogradec/ Aksidentoi një të mitur me makinë, ndalohet 18 vjeçari

17 Korrik, 14:29| Përditesimi: 17 Korrik, 14:33

  • Share

Një 18 vjeçar u vu në pranga në Pogradec nga Rrugorja pasi dyshohet se aksidentoi një 6 vjeçar para dy ditësh, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi në datën 15 korrik, në Pogradec, teksa E.T., 18 vjeç përplasi me automjetin tip ‘Renault’ të miturin.

Ndërkohë automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

'Sektori i Policisë Rrugore ndaloi me iniciativë shtetasin E. T., 18 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se më datë 15.07.2024, në qytetin e Pogradecit, duke drejtuar automjetin tip “Renault”,  ka aksidentuar një 6-vjeçar, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. I mituri është jashtë rrezikut për jetën. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.', thuhet në njoftimin e policisë.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?