Kronikë

Pogradec/ Aksidentoi për vdekje mbrëmjen e djeshme 40 vjeçarin, arrestohet drejtuesi i automjetit

5 Tetor 2024, 20:24| Përditesimi: 5 Tetor 2024, 20:40

  • Share

POGRADEC - Mbrëmjen e djeshme një aksident tragjik ndodhu në aksin Korçë-Pogradec, ku në afërsi të fshatit Leshnicë u gjet pa jetë 40 vjeçari Florent Palla.

Autori i ngjarjes u largua me automjetin e tij nga vendi. Pas një pune hetimore policia ka bërë të mundur identifikimin e mjetit dhe autorit që shkaktoi aksidentin fatal.

Pasditen e sotme pas kontrolleve edhe me dron dhe dylbi u bë e mundur gjetja e mjetit tip Volkswagen dhe u bë e mundur kapja e autorit, 38 vjeçarit Gentian Capo banues në fshatin Gështenjas në Pogradec.

'Pas një pune intensive të bërë nga Sektori i Policisë Rrugore, që nga mbrëmja e djeshme me këqyrje te kamerave qe ndodheshin ne aksin rrugor Korçë-Pogradec, kontrolle me dron dhe dylbi  të territorit  te fshatrave dhe zonave të banuara përreth vendndodhjes se aksidentit dhe informacioneve të marra ne rruge operative, u bë e mundur që rreth rreth orës 16:40, të lokalizohej nëpërmjet dronit automjeti tip "Volksëagen" i përfshirë në këtë ngjarje rrugore.

Gjithashtu  u  identifikua dhe  drejtuesi i automjetit  shtetasit G. C., 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec,

Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Komisariat shtetasin G. C., i cili u arrestua për veprat penale " Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe "Largim nga vendi i aksidentit"

Ndërsa automjeti  u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.'

G.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?