AMP

Kronikë

Pogradec/ Akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, AMP pezullon nga detyra 3 punonjës policie (EMRAT)

27 Janar, 15:48| Përditesimi: 27 Janar, 16:28

  • Share

POGRADEC - Agjencia e Mbikqyrjes Policore në rajonin Elbasan-Korçë ka pezulluar nga detyra 3 punonjës policie, të cilët dyshohen për falsifikim dokumentesh dhe përdorim të detyrës. Pezullimi nga ana e AMP-së vjen prej vendimit të Gjykatës së Korçës, në bazë të këresës së Prokurorisë e cila lëshoi akuzat ndaj 3 punonjësve të policisë së stacionit kufitar të Pogradecit.

Punonjësit e pezulluar janë:
N/Komisari Ilirjan Turtulli, specialist shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec
Inspektori Kudret Latollari, trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec
Inspektori Fatos Ismailaj, trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec

Vendimi i gjykatës erdhi pas dyshimeve të arsyeshme se këta punonjës policie, edhe pse kishin konstatuar dy shtetas (E.P. dhe L.E.) që po kryenin peshkim të ndaluar në liqenin e Ohrit më 28 dhjetor 2024, nuk kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe kanë favorizuar aktivitetin e paligjshëm të këtyre individëve, me dyshimin se mund të kenë pasur përfitime personale nga kjo veprimtari.

'Vendimi i gjykatës, erdhi mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria Rajonale e AMP-së Korçë, pas dyshimeve të arsyeshme se këta punonjës policie, edhe pse kanë konstatuar më datë 28.12.2024 shtetasit E.P. dhe L.E. duke kryer peshkim të ndaluar në liqenin e Ohrit, me veprime dhe mosveprime, kanë favorizuar aktivitetin e kundraligjshëm të këtyre shtetasve, me dyshime përfitimi.', njofton Agjencia e Mbikqyrjes Policore.

G.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?