Pogradec, Alarupi i mbytur nga plehrat! Banorët: S'ka kosha mbeturinash, makina e pastrimit vjen një herë në javë

17 Janar 2022, 16:28| Përditesimi: 17 Janar 2022, 21:26

  • Share

Kjo është pamja me të cilën banorët e fshatit Alarup në Pogradec përballen çdo ditë. Në mungesë të kontejnerëve, ata janë detyruar që të gjejnë si zgjidhje krijimin e një vendgrumbullimi mbetjesh në periferi të fshatit, ose t'i mbajnë në banesë për një javë, derisa të vijë makina e pastrimit të bashkisë. 

Banorët e fshatit Alarup thonë se pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme, kjo situatë që po u rrezikon shëndetin, nuk po merr zgjidhje. Një shqetësim tjetër i banorëve është pamundësia për të depërtuar në varrezat e fshatit pasi rruga që çon drejt tyre është pushtuar nga plehrat.

“Makinat vjen njëherë në javë. Një javë i mbajmë nëpër shtëpi sepse nuk ka kontejner. Brenda në shtëpi. Të pa ndërgjegjshmit i hedhin këtu. Fushë mbetjesh këtu. Mirë do ishte. Nuk ka kazan plehrash. Gjithmonë ka qenë kështu. Po su bë një shembull nuk e hedh. Komuna e ka pastruar 3-4 herë”, tha një banor. 

“Mbeturinat i mbaj në shtëpi. Na kanë dhënë urdhër që ti grumbullojmë. Paguajmë në komunë taksa. E pastron komuna. Grumbullohen ca dhe vijnë i pastrojnë. A ka të mira nga papastërtitë? Njëherë në javë vjen makina”, tha një tjetër. 

“Atje i hedhin. Njëherë në javë vjen makina e pastrimit. I grumbullojmë në shtëpi dhe kur vjen makina e pastrimit i nxjerrim. Kemi kërkuar kazan por nuk sjellin. Na shqetëson situata”, tha një tjetër. 

“Na shqetësojnë. Nuk ka kazan. I mbledhin në thasë dhe më pas i hedhim. Një herë në javë nuk është e mjaftueshme. Mirë këtu që i hedhin, por i hedhin edhe në rezervuar. Aq më keq. Gjithë këto vite ka. Hidh në rezervuar e hidh në varreza”, tregoi një grua. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?