Foto ilustruese

Pogradec/ Ambulanca aksidenton rëndë këmbësoren e moshuar, niset drejt Tiranës, pranga shoferit

10 Nëntor 2019, 16:01| Përditesimi: 10 Nëntor 2019, 16:03

  • Share

Pogradec- Një ambulancë ka përplasur një të moshuar në lagjen nr.1 të në vendin e quajtur 'Ish-Banka, në qytetin e Pogradecit. Si pasojë e këtij aksidenti i plagosuri K.P., 77 vjeçe, banuese në Pogradec, është transportuar menjëherë në spital dhe më pas është nisur drejt Tiranës, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

77-vjeçarje ka qenë duke ecur në këmbë kur është përplasur nga ambulanca, ndërsa për këtë ngjarje është arrestuar shoferi i ambulancës Ll.P., 62 vjeç, banues në Korçë.

I arrestuari do të përballet me akuzën Pogradec për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Komento

Komente

  • ani: 10/11/2019 23:11

    ambulanca eshte mjet emergjence, mund te eci kundravajtje, mund te shkeli semaforin, mund te eci mbi trotuar... e kam fjalen qe rregullat e qarkullimit rrugor nuk vlejne per ambulancat, zjarrefikeset apo policine kur eshte ne sherbim

    Përgjigju
  • Shoferi i urbanit: 10/11/2019 16:18

    Ambulanca prandaj i bie sirenes dhe burise qe te kaloje me perparesi fajin e kane kembesoret aq me keq qe kalimtari ka qene i moshuar dhe ndoshta nuk e ka degjuar apo aq me keq edhe mund te mos ta kete patur mendjen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?