POGRADEC - Një automjet ka dalë nga rruga sot në Pogradec në fshatin Nizhavec.
Rreth orës 17:10, E.P., 38 vjeç teksa drejtonte automjetin tip Benz humbi kontrollin duke dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, 38 vjeçari u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e shkakut të aksidentit.
'Sot rreth orës 17:10, në fshatin Nizhavec, Pogradec, shtetasi E. P., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Shtetasi E. P. është dërguar në spital, për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.', thuhet në njoftimin e policisë.