Foto nga vendngjarja

Kronikë

Pogradec/ Babë e bir u rrezikuan nga stuhia në liqenin e Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

20 Qershor, 20:10| Përditesimi: 20 Qershor, 21:25

  • Share

Dy peshkatarë, babë e bir, kanë dalë pasditen e sotme në liqenin e Pogradecit për të peshkuar me varke. Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, ata kanë hasur probleme në qëndrimin e tyre në varkë ndërsa kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Ka qenë policia kufitare e cila ka ndërhyrë menjëherë duke lokalizuar fillimisht varkën e peshkatarëve e më pas duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre pa probleme nga liqeni.

Sipas informacioneve, peshkatarëve u rrëzikohej jeta për shkak të stuhive të shiut që krijuan dallgë të forta dhe shumë erë.

'Pogradec/ Policia Kufitare u shkoi në ndihmë dy shtetasve që rrezikoheshin të mbyteshin në liqen, për shkak të motit të keq. Shërbimet e Policisë reaguan me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke bërë të mundur lokalizimin dhe kthimin e sigurt në breg të dy shtetasve, babë e bir, që kishin dalë për peshkim në liqen.

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kishte mbërritur një telefonatë për ndihmë nga dy shtetas, të cilët kishin dalë me varkën e tyre për peshkim dhe, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, nuk po mundeshin të ktheheshin në breg. Menjëherë u angazhuan shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat, me mjetin lundrues “Skaf”, lokalizuan varkën rreth 1.5 milje larg bregut dhe bënë të mundur kthimin e sigurt të dy shtetasve në mol', njoftoi sot policia. 

Ndërhyrja e policisë kufitare ka shmangur një ngjarje të mundshme, ndërsa mësohet se gjendja shëndetësore e dy peshkatarëve është e mirë.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shkelet armëpushimi Izrael-Iran, mendoni se do përshkallëzohet konflikti?