Pogradec/ Banorët në protestë, shtëpitë e komuntetit rom dhe egjiptian pritet të shemben! Preken nga projekti i Bashkisë për ndërtimin e një parkingu publik

29 Korrik 2022, 15:32| Përditesimi: 29 Korrik 2022, 16:44

  • Share

Gjashtë shtëpi të komunitetit rom dhe egjiptian pritet të shemben në Pogradec, pranë zonës së liqenit pasi preken nga projekti i Bashkisë për ndërtimin e një parkingu publik. Banorët kundërshtojnë procesin e shpronësimit, pasi çmimi i caktuar nga bashkia është disa herë më i ulët se vlera e tregut. Nga 1.1 milion deri në 2 milion në varësi të sipërfaqes do të marrin banorët të cilët duhet të lirojnë shtëpitë brenda pak ditësh.

Ata shprehen se nuk do t'i ndalin protestat derisa të dëmshpërblehen sipas vlerës së tregut. Ata u shprehën se kanë tentuar disa herë të marrin kontakt me kreun e Bashkisë së Pogradecit dhe me zyrtarë të kësaj bashkie, por nuk janë pritur nga këta të fundit.

Pesë nga gjashtë banesa janë me dokumentacion të rregullt (Certifikatë Pronësie) ndërsa vetëm njëra prej tyre është ende në proces legalizimi, element ky i cili e përjashton përdoruesin e saj nga kompensimi. Familjet kryesisht të komunitetit egjiptian kanë jetuar aty për rreth 30 vjet në këtë zonë. Banesat ndodhen shumë pranë liqenit të Pogradecit, ku dhe vlera e apartamenteve varion nga 50-60 mijë euro.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?