Kronikë

Pogradec/ Po rregullonte antenën, bie nga pallati 5 katësh, ndërron jetën 45-vjeçari (VIDEO)

6 Tetor 2020, 16:51| Përditesimi: 6 Tetor 2020, 17:21

  • Share

POGRADEC- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Pogradec.

Një 45-vjeçar ka rënë nga lartësia teksa po rregullonte antenën e për pasojë ka ndërruar jetë.  Viktima është identifikuar 41-vjeçari i identifikuar me inicialet A.S..

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në lagjen numër 5. Ai është rrëzuar nga tarraca e pallatit ku jetonte, ku është dërguar me urgjencë në spital, ku fatkeqësisht nuk ka mundur që t'i mbijetojë plagëve të marra.

Mësohet se 41-vjeçari ishte me aftësi të kufizuara dhe merrte pagesë asistencë. Ai jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

Asistenca që merrte 41-vjeçari ishte i vetmi burim të ardhurash për familjen e tij.

Vendi ku u ra 41-vjeçari

B.K./I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?