Dy punonjës bashkie janë arrestuar mëngjesin e kësaj të shtune, pasi kanë mbyllur me çelës 3 shkollat dhe kopshtin, të caktuar nga KQZ si qendra votimi. Në pranga ka rënë 61-vjeçari Safet Blaceri, dhe 59-vjeçari Gurali Blaceri, të dy me detyrë punonjës shërbimesh në Seksionin e Arsimit pranë Bashkisë. Siç njofton policia e këtij qyteti, arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur duke mbyllur me çelës tre shkolla dhe një kopsht fëmijësh në lagjet nr 2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit.
Mbi ta rëndon akuza për veprën penale "Pengimi i zgjedhësit, kryer në bashkëpunim".
Lajmi kryesor:
Në polici pas sulmit mbi KZAZ-në e Vaut të Dejës, Hila në Report Tv: S'isha aty! Shkarkimi? S'di gjë, po vijon detyrën
B.K./r.k./ReportTv.al