Kronikë
Top 24

Pogradec, dallgët nxjerrin pas 5 ditësh në breg trupin e peshkatarit që u mbyt

4 Janar 2019, 10:11| Përditesimi: 4 Janar 2019, 10:15

  • Share

POGRADEC- Në orët e para të ditës së sotme është gjetur trupi i peshkatarit që u mbyt në 31 Dhjetor. Sipas policisë trupi i Gëzim Seitllarit është nxjerrë në bregun e liqenit nga dallgët e forta. 53 vjeçari nga fshati Memlisht kishte dalë për të peshkuar mëngjesin e datës 31 Dhjetor, ndërsa nuk ishte rikthyer duke humbur kontaktet me familjarët.

Në ditën e parë të Vitit të Ri në afërsi të fshatit Hudënisht, në një distancë prej 100 metrash nga bregu u gjet varka bosh e peshkatarit, ndërsa sot dallgët nxorën trupin në breg. Disa ditë më parë, po në Pogradec, dy peshkatarë të tjerë humbën jetën në rezervuarin e Bradomirës për shkak të mbingarkesës së varkës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?