Foto ilustruese

Kronikë

Pogradec dhe Devoll/ Dy shkëndija elektrike brenda pesë orëve, rrjeti i amortizuar i vë zjarrin magazinës dhe arës me të mbjella

19 Gusht, 14:43| Përditesimi: 19 Gusht, 14:45

  • Share

Rrjeti i amortizuar elektrik në shtyllat e tensionit është bërë shkak për dy vatra zjarri brenda pesë orëve në Pogradec dhe Devoll, me pasojë dëme materiale në një magazinë dhe të mbjella.

Ngjarja e parë ka ndodhur dje në orën 12:00, në fshatin Stropckë të Pogradecit, ku dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike në shtyllën e tensionit të lartë, ka rënë zjarr dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimë të mbjella.

Kurse pesë orë më vonë, në fshatin Gracë të Devollit u raportua se për shkak të amortizimit të rrjetin elektrik, ka rënë zjarr në magazinën e Dh. D., 43 vjeç.

“Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, bëri me dije policia vendore.

Për të dyja rastet, hetimet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Korçës.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?