Komisariati i Policisë Pogradec

Pogradec/ Familja alarmoi policinë se kishte humbur kontaktet me të, 17-vjeçarja ishte larguar me të dashurin

3 Tetor 2022, 16:13| Përditesimi: 3 Tetor 2022, 16:39

  • Share

Një 17-vjeçare që ishte denoncuar e zhdukur nga familja e saj në Pogradec ishte larguar me të dashurin e saj. Burime për Report Tv bëjnë me dije se vajza është kthyer pas 4 ditësh.

Që më 29 shtator, nëna e të miturës 38-vjeçarja me inicialet L.T., e frikësuar i ka thënë Policisë se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me të.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?