Foto ilustruese

Kronikë

Pogradec/ Familja në trafik droge, ‘Buçimasi’ prangos nënën 64-vjeçare, në kërkim i biri! Njëri nën hetim, sekuestrohen hashash, peshore e lekë (EMRAT)

3 Korrik, 13:34| Përditesimi: 3 Korrik, 13:37

  • Share

Pogradec- Policia e Pogradecit ka goditur një grup të shitjes së lëndëve narkotike në qytet, duke arrestuar një grua dhe shpallur në kërkim djali i saj.

Operacioni i drejtuar nga drejtoria e Korçës është koduar “Buçimasi”. Në pranga ra Sheqere Hamati, 64 vjeç dhe në kërkim u shpall Xhenson Hamati, 30 vjeç, i biri.

Procedohet në gjendje të lirë edhe një 21-vjeçar, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike që dyshohet se ia kishte blerë të arrestuarës.

Si provë materiale u sekuestrua një sasi kanabisi, 2 peshore elektronike dhe një shumë lekësh e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

“Në kuadër të aksionit u arrestua në flagrancë Sh. H., 64 vjeçe, banues në fshatin Buçimas, u shpall në kërkim djali i saj, Xh. H., 30 vjeç, banues në fshatin Buçimas dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për L. T., 21 vjeç, banues në Pogradec”, thuhet në njoftimin zyrtar. 

Gjatë kontrollit në banesën e nënë e bir u gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike hashash, që e posedonin me qëllim shitjen në doza, 2 peshore elektronike dhe një shumë lekësh.  

Kurse L. T., gjatë kotrollit fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike që dyshohet se ia kishte blerë 64-vjeçares. Dosja për hetime të mëtejshme i kaluan prokurorisë së Korçës, për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?