Kronikë

Pogradec/ Motoçiklisti gjendet i rrëzuar në rrugë, transportohet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore (VIDEO)

17 Shtator, 21:18| Përditesimi: 17 Shtator, 21:52

  • Share

Pogradec – Drejtuesi i një motori është gjetur mbrëmjen e sotme i rrëzuar në rrugën Pogradec - Qafë Pllocë, në vendin e quajtur kthesa e Starovës.

Rrethanat mbeten ende të paqarta pasi nuk dihet nëse drejtuesi është rrëzuar apo është goditur nga ndonjë mjet.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi është çuar me urgjencë në spital ndërsa dyshohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Priten të tjera detaje në vijim.

K.M/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?