Kronikë

Pogradec/ Një person godet me kamion transformatorin e energjisë, mbi 200 familje pa drita

11 Dhjetor 2024, 18:43| Përditesimi: 11 Dhjetor 2024, 18:59

  • Share

Pogradec-Një person ende i paindentifikuar nga policia dyshohet se ka goditur me kamion një transformator të energjisë elektrike në një nga lagjet e fshatit Buçimas, Pogradec.

Pas këtij incidenti mbi 200 familje kanë mbetur pa energji elektrike. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar edhe pse ky transformator ndodhet pranë banesave.

Grupet e punës së OSHEE kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje së bashku me uniformat blu që po punojnë për të gjetur autorin i cili është larguar menjëherë.

Raportohet se dëmi është i madh ndërsa do të kërkojë disa orë punë deri në rikthimin në gjendjen e mëparshme.

Sipas informacioneve nga OSHEE po shihet mundësia për vendosjen e një transformatori të ri.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?