Tiranë- Një 45-vjeçar i cili mbante armë pa leje është vendosur në pranga nga policia eTiranës.
Raportohet se Klodjan Dhima e kishte fshehur armën në garazhin e banesës së tij në rrugën “Teodor Keko”.
Gjatë kontrolleve të kryera blutë përveç armës sekuestruan në banesën e tij një shkop gome si të policisë dhe 1 shkop bejsbolli.
Operacioni për kapen e 45-vjeçarit u kodua “Garage”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri dhe sende të paligjshme në garazh dhe në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Garage”.
Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi K. Dh., 45 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të garazhit dhe të banesës së 45-vjeçarit, në rrugën “Teodor Keko”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë e modifikuar për ti vendosur silencator, një shkop gome si të policisë dhe 1 shkop bejsbolli.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente
