Kronikë

Pogradec/ Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në liqen, ndërron jetë 34-vjeçari! Shkak dyshohet shpejtësia e lartë (EMRI+VIDEO)

10 Korrik, 07:18| Përditesimi: 10 Korrik, 08:05

  • Share

Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë".

Një 34-vjeçar i identifikuar si Alfons Bleta ndërroi jetë pasi makina që po lëvizte përfundoi në liqen.

Paraprakisht shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë humbja e konrollit mbi drejtimin e automjetit dhe shpejtësia e lartë.

Siç shihet edhe nga pamjet e sigurara për Report Tv, makina ka marrë përpara edhe dytrafikndarëse.

“Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", automjeti që drejtohej nga  shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga shtetasi A.B, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen. Drejtuesi i automjetit, shtetasi  A.B, ka humbur jetën”, informoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?