KORÇË- Dje la qelinë si përfitues i amnistisë penale por Ardian Isufi është kthyer te zakoni i vjetër pa kaluar ende 24 orë jashtë hekurave.
Brenda 24 orëve pasi ka lënë qelinë e burgut të Drenovës ku vuante dënimin për vjedhje, Isufi rikthehet në qeli përsëri për vjedhje.
Sipas informacioneve nga policia ka vjedhur një mjet Ford i cili ka qenë i ndezur në parkim afër lagjes 18 të qytetit.
"Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 18, Korçë, ku u vodh një automjet, falë shkëmbimit të informacioneve mes DVP Korçë e strukturave të DVP Tiranë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, në qytetin e Tiranës.
Si rezultat u ndalua shtetasi në kërkim A. I., 36 vjeç, banues në Pogradec, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pronës (automjeteve). Ky shtetas mbrëmjen e datës 24.04.2024, dyshohet se ka vjedhur në Korçë, automjetin tip "Ford", në pronësi të një 30-vjeçari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë", njofton policia.
Pas disa orësh ndjekje 36 vjeçari nga Pogradeci është arrestuar nga policia.
Mbylleni ne burg per nje kohe te gjate. Ky individ nuk behet njeri.
PërgjigjuJa pakan lene gati edhe te ndezur makinen. Thjesht e kane peshkuar perseri
PërgjigjuPo e ka kuptu se ne burg ashte jeta ma e mir, se sa i lire
PërgjigjuUjku Qiimen e nderron Por zakonin nuk e harron. Nuk duhet te kishte amisti . Dhe keta qe kan dal per armbaje paleje mbas nje jave do I shikoni ne Laine prap
Përgjigjushih si ben, po ja sikur e ka zene amnistia amnistine ... kjo pune ehste aty ... vetem me te vjedhur jetohet.
Heren tjeter range rover lale ke me shum mundesi me mos te kontrolluar njeri si ai lypsi n tirone qe dilte xhiro e u kap pas 3 ditesh. Mos u merr me ford te vjeter. Gjerat e vjetra te lejne ne klase...