Pogradec/ I mbrojtur nga UNESCO, Ohri rrezikon të kthehet në kënetë! Në liqen derdhen ujëra të zeza të papërpunuara! Eksperti ngre alarmin: Ndotja mbi normë

13 Dhjetor 2022, 15:58| Përditesimi: 13 Dhjetor 2022, 16:07

  • Share

Liqeni i Ohrit, në territorin e Pogradecit vazhdon të ketë nivel të lartë ndotje, që shkaktohet nga derdhja e lumenjve. Ato mbarnin me vetë ujërat e zeza të papërpunuara të fshatrave, që përfundojnë në liqen.

“Disa lumenj që hyjnë në liqen kanë ndotje bakteroli e-coli disa herë më i lartë se norma. Është e konsideruesgme në disa raste, një pjesë e vendabanime s’janë të lidhura me rrjetin e kanalizimeve”, tha eksperti i medisit Arjan Merolli.

Përpos lumenjve, liqeni vazhdon të ndotet edhe nga ujërat e zeza të qytetit të Pogradecit, edhe pse 10 vite me parë është ndërtuar një impian për trajtimin dhe filtrimin e ujërave para se të derdhen në liqen.

“Këtu është një kanal i derdhjes së ujërave pas trajtimit, por tregon se ka prezencë të lartë të fosforit. E tregon shkumëzimi”, tha eksperti i medisit Arjan Merolli.

Dëmet janë të konsiderueshme në florën dhe faunën e liqenit të Ohrit, i cili mbrohet nga UNESCO, thotë për Report TV eksperti i mjedisit Arjan Merolli.

“Dëmet jo vetëm tek pushiuest që lahen në liqen por tek kualiteti e ujit, nëse kjo vazhdon të përsëritet transformohet uji dhe mos e dhëntë zoti rrezikon të kthyehet në kënetë!”, tha eksperti i medisit Arjan Merolli.

Report Tv u interesua pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Pogradec, e cila tha se analizat janë kryer gjatë sezonit veror. Në korrik uji i liqenit ka rezultuar me përmbajtje të lartë bakteriale, por parametrat janë përmirësuar në gusht. Gjatë 4 muajve të fundit ky institucion nuk ka kryer më asnjë matje për nivelin e ndotjes në liqenin e Ohrit!

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/12/2022 23:57

    Liq.i Pogradecit ka per t'u kthyer ne kenete nje dite sido qe te jete,sepse askush nuk mban nen kontroll shtimin e kallamishteve,shto ketu dhe ujrat e zeza e cfare mund te mbajne neper rrenje kallamishtet,plera,ujra te ndenjura,etj dhe pasojat kane per te qene katastrofike.Kur shkoja me pushime atje kur isha e vogel me kujtohet kur shikoja grate pogradecare qe lanin rrobat ne liqen.Ujerat ne ate kohe ishin shume te paster.

    Përgjigju
  • arturi: 13/12/2022 16:52

    po sigurisht qe do derdhin ujrat e zeza ne liqen ,,,sepse qeveria i vjedh leket,,,i lene bashkite pa fonde dhe investime ,,,,,me ahmetajn e ramen dhe nuk ka leke per deboratore dhe kanale qe te cojne ujrat e zexa ne lume te perpupuara.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?