Foto ilustruese

Kronikë

Pogradec/ I mituri i zhduket pa asnjë gjurmë, babai denoncon rastin

23 Shtator, 10:52| Përditesimi: 23 Shtator, 10:54

  • Share

Pogradec - Një 15-vjeçar është larguar nga banesa e tij në Çëravë pa asnjë gjurmë.

Pas kësaj ngjarje të shënuar para tre ditësh (21 shtator) babai i të miturit ka bërë denoncimin në polici.

Uniformat blu po punojnë për gjetjen e adoleshentit.

“Në Komisariatin e Policisë Pogradec ka kallëzuar shtetasi A. B., 41 vjeç, banues në Çëravë, se më datën 21.09.2025, është larguar nga banesa, djali i tij 15 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?