Sport

Pogradec, ish-kampionët e notit, Sotiraq Iftica dhe Vladimir Mato rikthejnë sportin e bukur të ‘water polo’

12 Qershor, 16:18| Përditesimi: 12 Qershor, 16:43

  • Share

Për të dytin vit radhazi, qyteti liqenor i Pogradecit mirëpret pishinat e hapura në liqen, një nismë vullnetare  e ish-kampionëve të notit, Sotiraq Iftica dhe Vladimir Mato. Projekti i tyre përfshin trajnime për fëmijët dhe të rinjve si dhe organizimin e garave notuese.

Risia e këtij sezoni është rikthimi i sportit të “water polo” apo “futbolli i ujit”, një disiplinë që nuk është praktikuar në Shqipëri për dekada. Ky pritet të jetë vetëm hapi i parë drejt formimit të një ekipi të mirëfilltë, fillimisht përmes stervitjes gjatë veres.

Llazi Kërxhalli, një nga sportistët e parë të ekipit të dikurshëm të “Yllit të Kuq” të Pogradecit, kujton me emocion fillimet e këtij sporti në qytet. Ai përgëzon kolegët për përpjekjet e tyre për ta ringjallur kete sport ujor.

Aktivitetet do të kulmojnë me garat amatore dhe profesioniste të notit që do të mbahen këtë muaj, ku do të marrin pjesë edhe sportistë nga rajoni. Një nga momentet kulmore do të jetë maratona tradicionale “Agron Ruvina”, që mban emrin e një prej figurave të njohura të sportit në Pogradec dhe që organizohet nga kampionët e notit për të promovuar sportin tek te rinjte.

R.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?