Kronikë

Pogradec/ Italiani me 13 emigrantë në makinë shkakton aksident, tenton të ikë por e ndalojnë banorët, prangoset nga policia! I sekuestrohet mjeti

28 Mars 2024, 12:29| Përditesimi: 28 Mars 2024, 19:37

  • Share

Shtetasi Italian Massimo Compagnone 58 vjeç në automjetin e të cilit ishin 13 klandestinë të huaj është përfshirë në një aksident të ndodhur në fshatin Verdovë të Pogradecit.

Aksidenti u shënua mbrëmjen e djeshme.

Italiani ka përplasur lehtë një makinë. Sipas burimeve nga policia shtetasi italian ka tentuar të largohet nga vendgjarja për t’iu shmangur policisë, por banorët e zonës nuk e kanë lejuar.

Nga aksidenti janë shënuar vetëm dëme materiale, ndërsa klandestinët dhe shoferi është shoqëruar në komisariat. Ky i fundit është vënë në pranga.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip "Volvo" dhe 1 aparat celular. 

S.G/B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?