40 policë në aksion/ Ndalohet kamioni me mbi 78 emigrantë nga Lindja e Mesme në Pogradec, mes tyre gra e fëmijë! Shoqërohet shoferi (VIDEO)

9 Tetor 2020, 21:49| Përditesimi: 10 Tetor 2020, 12:57

  • Share

POGRADEC- Rreth 78 emigrantë, numri më i lartë i kapur ndonjëherë, janë pikasur nga policia, në tentativë për të kaluar drejt vendeve të BE-së. Mes tyre janë gra dhe fëmijë nga Siria, Maroku e Algjeria, të cilët kanë marrë rrugën e gjatë e të vështirë, për një jetë më të mirë.

Ato u kapën të fshehur në një kamion, në një aksion ku të përfshirë ishin rreth 40 forca policie, me tyre "Shqiponja", policia rrugore e ajo kriminale. Kamioni është ndaluar në aksion nacional Korçë- Pogradec, në afërsi të fshatit Leminot, në afërsi të një karburanti.  

Gazetarja e Report Tv, Gladiola Hoxha raporton se deri më tani është shoqëruar për t'u marrë në pyetje shoferi i kamionit, si edhe emigrantët për të mësuar më shumë për të shkuar drejt "kokave" të këtyre grupeve që transportojnë në mënyrë të paligjshme emigrantët kundrejt shumave të konsiderueshme të parave. Ajo që dyshohet deri më tani është se pikënisja është nga Devolli, zonë kjo nga ku emigrantët shihen shpesh pasi kalojnë kufirin e gjelbër, teksa vijojnë hetimet për të shkuar deri të trafikantët.

Transporti i paligjshëm i emigrantëve që vijnë nga vendet si Siria, Maroku, Algjeria, është shndërruar në një biznes fitim prurës për këtë rajon, ku çdo ditë raportohet nga policia për të arrestuar, por pavarësisht kësaj, kjo nuk i ka ndalur.

Ora 22:38
Me mushama, mes të ftohtit dhe errësirës/ Ky është kamioni ku ishin fshehur mbi 80 emigrantë nga Siria, Maroku e Algjeria

1602275930_kamioni.JPG

Në këtë kamion ishin të vendosur mbi 80 emigrantë nga Siria, Maroku dhe Algjeria që u kapën mbrëmjen e sotme nga policia. Report Tv sjell video nga aksioni i policisë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hazis: 10/10/2020 04:14

    Te ndihmosh emigrantet, nuk eshte kriminale, por njerzore. Sidomos, ne shqiptaret e dime me mire kete. Keto veprimet propogandistike "kunder trafikut" nga policia jane sa qesharake aq dhe per te vene kujen. Sidomos tani, kur gjithe Evropa ka mbyllur kufijte nga COVID, ai kamioni sorogato nuk ka se si kalon. Ai mund ti coje ne afersi te kufijeve dales por jo me tej. Turp

    Përgjigju
  • Iris: 10/10/2020 00:23

    Po FRONTEX ku dreqin eshte,apo ruan doganen dhe pret qe t'i vine me viza?!Ai duhet te ruaj kufirin e gjelber!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?