Pogradec/ Ndihmuan të arratisej 39-vjeçarin që kërcënoi me armë punonjësit e Task Forcës, 2 të arrestuar

26 Prill, 16:34| Përditesimi: 26 Prill, 16:54

  • Share

Dy persona janë arrestuar në Pogradec pasi kanë larguar dje nga vendi i ngjarjes Spartak Çelën i cili kërcënoi Punonjësit e Task Forcës.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit A. H., 40 vjeç dhe B. H., 38 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë. Nga veprimet hetimore të kryera për ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, në fshatin Buzaishtë, dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë larguar me automjet nga vendi i ngjarjes, autorin e dyshuar, shtetasin S. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec", njofton policia.

Lidhur me këtë rast një koment ka bërë edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë një prononcimi për gazetarët.

“Armëmbajtja pa lejë mbetet për ne një prej sfidave kryesore dhe në fakt operacioni kombëtar "Sundimi i ligjit" ka pasur gjithmonë objekt kryesor luftën kundër fenomenit të armëmbajtjes pa leje. Nuk duhet të harrojmë që jemi një vend që kemi trashëguar një përhapje shumë të madhe të armëve në vend pas 97-tës. Edhe pse vit pas viti është bërë një punë e mirë kundër këtij fenomeni, po ti referohemi ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur edhe në Korçë vitin e kaluar, armët me të cilat janë kryer ngjarjet kriminale janë armë prodhim shqiptar i tipit kallashnikov të mbetura nga ajo kohë. Mos harrojmë që ka dhe korridore të tjera që sjellin armë të tjera që përdoren kryesisht për ngjarje të ndryshme kriminale. Në këtë aspekt DVP Korçë e di mirë që performanca e tyre do të varet edhe nga suksesi i këtij operacioni ndërkombëtar”, tha Balla.

39 vjeçari Çela ju ka dalë përpara dhe i ka kërcënuar me armë punonjësit e Task Forcës pa e ditur se kush janë. Prej dy vitesh ai rezulton i shpallur në kërkim për plagosjen e shokut të tij në një lokal.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?