Kronikë

Pogradec/ Makina del nga rruga në Qafë Thanë-Lin, plagoset pasagjerja, nën hetim shoferi! Zjarrfikësit nxorën të plagosurën, dërgohet në spital (VIDEO)

16 Prill, 13:33| Përditesimi: 16 Prill, 13:46

  • Share

Pogradec- Aksidenti pas daljes së makinës nga rruga ka lënë të plagosur pasagjeren, teksa nën hetim është marrë drejtuesi i mjetit për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Piskupat, rreth orës 12:45 të pasdites së sotme (16 prill).

Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga, ndërsa e plagosur ka mbetur pasagjerja me inicialet S.Ç. Kanë qenë forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur nxjerrjen e saj nga mjeti, ndërsa është dërguar menjëherë drejt spitalit, për shkak të dëmtimeve të marra.

Raportohet se e dëmtuara nuk paraqet rrezik për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 12:45, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, shtetasi I. Ç., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasja S. Ç., pasagjere në automjet, e cila po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën”, tha policia vendore.

Me drejtuesin I. Ç. po kryhen veprimet procedurale, kurse grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 16/04/2025 15:57

    Ska fillu plazhi ala or tej…..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?