Kronikë

Pogradec/ Makina e përplas duke ecur mbrapsht, plagoset biçiklisti, dërgohet në spital

4 Dhjetor 2024, 16:03| Përditesimi: 4 Dhjetor 2024, 16:14

  • Share

Pogradec- Një aksident rrugor ka ndodhur sot (4 Dhjetor), rreth orës 15:00 të pasdites, në qytetin e Pogradecit, në zonën e njohur si terminali i vjetër.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një automjet gjatë lëvizjes mbrapsht të makinës ka goditur një person që po udhëtonte me biçikletë. 

Ky i fundit është dërguar në spitalin e Pogradecit, me dëmtime të lehta, ndërsa aktualisht grupi hetimor po punon me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkaqeve.

Në pamjet e dërguara nga gazetari i Report TV, Armand Braho, duket mjeti veturë tip "Ford" me ngjyrë të bardhë dhe me targa AA851XX dhe pranë tij mjeti biçikletë e dëmtuar nga goditja, mbi asfalt. Policia rrethoi vendngjarjen dhe nisi hetimet, ku pritet gjithashtu ekspertimi auto-teknik për shkakun.

A.Q/S.Ç/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ??/: 04/12/2024 18:15

    Te shkuara CIKLISTIT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?