Një makinë ka marrë flakë në ecje në aksion rrugor Pogradec -Tiranë gjatë pasdites së sotme. Fatmirësisht nga ngjarja ka pasur vetëm dëme materiale pasi drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë nga mjeti i tij.
Drejtuesi i mjetit ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Pogradecit ndërsa sipas burimeve kjo ngjarje dyshohet aksidentale pasi mësohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë defekt teknik.
Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarës ku kanë bërë të mundur dhe shuarjen e flakëve.