Kronikë

Pogradec/ Makina përplaset me traktorin, dërgohet me plagë të shumta në spital drejtuesi i mjetit bujqësor

12 Nëntor 2020, 18:55| Përditesimi: 12 Nëntor 2020, 19:07

  • Share

POGRADEC - Një aksident automobilistik u regjistrua pasditen e sotme (12 nëntor) në aksin rrugor Pogradec-Korçë.

Një makinë tip "Volkswagen" është përplasur me një mjet bujqësor të ngarkuar me bar e për pasojë është plagosur një person.

Drejtuesi i traktorit është dërguar menjëherë në spital me plagë të shumta por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Shkak i aksidentit është bërë errësira dhe traktori që udhëtonte pa sinjalistika dalluese.

E.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?