Banesa e përfshirë nga flakët

Kronikë

Pogradec/ Një banesë përfshihet nga flakët, shkak një shkëndijë elektrike

7 Korrik, 17:44| Përditesimi: 7 Korrik, 17:46

  • Share

Pogradec- Një banesë është përfshirë nga flakët, ditën e sotme në fshatin Trebinjë të Mokrës. 

Sipas banorëve, zjarri i favorizuar dhe nga temperaturat e larta, është përhapur menjëherë në të gjithë banesën.

Fatmirësisht, familjarët kanë arritur të dalin pa marrë lëndime.

Nga banorët e zonës është njoftuar policia dhe zjarrëfiksja, e cila ndodhet në vendngjarje në fshatin Trebinjë, në një distancë të largët nga qyteti i Pogradecit.

Dyshohet paraprakisht se shkak i këtij zjarri ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?