Pogradec/ Babai plagos të birin me armë gjahu! 47-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore, niset me helikopter drejt Tiranës

24 Korrik, 19:22| Përditesimi: 24 Korrik, 21:02

  • Share

Pogradec-Një 83-vjeçar ka plagosur pasditen e sotme me armë gjahu djalin e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin  Stropckë të Pogradecit.

Sipas njoftimit të policisë 47-vjeçari në gjendje të dehur ka dhunuar babanë e tij.

Pas këtij konflikti i moshuari ka marrë armën e gjahut dhe ka plagosur djalin.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se i plagosuri është nisur me helikopter drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Unfiormat blu kanë shoqëruar në Komisariat burrin, ndërkohë është sekuestruar arma e gjahut në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pas ngjarjes së rëndë ka folur edhe një i afërm i familjes, i cili ka rrëfyer se konflikte mund të kenë pasur, por nuk i dimë hallet e tyre.

“Gruaja më tha, dëgjoi që qanin aty dhe më tha kshu kshu. Erdhi ambulanca, e mori. Kur vajta unë aty kishte njerëz. Ne i kemi kushërinj, janë të mirë, si të gjithë njerëzit. Nuk është gjë e mirë kjo që ndodhi, që të arrijë deri aty. Konflikte edhe mund të kenë pasur me njëri-tjetrin, por ne nuk e dimë, nuk hymë në shtëpinë e tyre që t’i pyesim si i keni hallet kështu që siç thonë djali kishte qenë i pirë dhe e kishte goditur të atin", ka thënë i afërmi i tyre.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?