Foto nga vendi i ngjarjes

Kronikë

Pogradec, përfshihet nga flakët një magazinë ku jetonte një i pastrehë

7 Prill, 14:42| Përditesimi: 7 Prill, 15:00

  • Share

Një magazinë e vogël është përfshirë nga flakët sot rreth orës 13:40 në lagjen numër 4 të qytetit të Pogradecit.

Burime për Report Tv informojnë se në ambjentet e kësaj magazine jetonte një i pastrehë, i cili fatmirësisht është nxjerrë në kohë.

Zjarrfikëset kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, ndërkohë si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendgjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?