Kronikë

Pogradec/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, po qethej në berbehane, sulmua në kokë dhe krah! Pas mjekimit bën kallëzimin në polici, efektivët në ndjekje të autorit (EMRAT)

11 Janar, 22:11| Përditesimi: 11 Janar, 22:23

  • Share

POGRADEC - Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.1 të Pogradecit. Gjatë konfliktit, Nikolla Agolli, është dëmtuar me një mjet prerës. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai është paraqitur në Komisariat për të bërë kallëzim.

Burimet policore bëjnë me dije për gazetarin Armand Braho se autori Sindi Syzo është futur në berberanë ku ka gjetur të dëmtuarin Nikola Agolli, i cili ka qenë duke u qethur. Me një mjet prerës ai e ka sulmuar menjëherë sapo ka hyrë në ambjentet e berberanës pa patur asnjë konflikt mes njëri tjetrit.

Sindi Syzo është larguar me njëherë nga vendngjarja ku është shpallur edhe në kërkim nga policia, ndërsa gjendja e Nikola Agollit është jashtë rrezikut për jetën pasi ka pësuar disa çarje në kokë dhe krah. Mësohet se Sindi Syzo është një person problematik që njihet edhe nga policia e Pogradecit, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e sulmit ndaj Agollit.

'Në lagjen nr.1, Pogradec, shtetasi N.A, 23 vjeç, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.S. Si pasojë e konfliktit shtetasi N.A, është dëmtuar me një mjet prerës, i cili pas ndihmës mjekësore është paraqitur në Komisariat dhe ka bërë kallzim. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.', njofton policia.

Policia është angazhuar në ndjekjen dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

G.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?