Kronikë

Pogradec/ Plagosi me thikë 23-vjeçarin teksa po qethej në berbehane, arrestohet i riu pas gati 9 muajsh në kërkim

9 Tetor, 11:15| Përditesimi: 9 Tetor, 13:29

  • Share

Pogradec - Sindi Syzo, 30-vjeç ka rënë në prangat e policisë pas gati 9 muajsh kërkime. Në janar të këtij viti 30-vjeçari plagosi me thikë  23-vjeçarin Nikola Agolli teksa po qethej në berbehane.

Sipas informacioneve për Report Tv bëhet me dije se i riu është vetëdorëzuar një ditë më parë në Komisariatin e Korçës në shoqërimin e avokatit të tij.

Ndaj autorit të dyshuar, Sindi Syzo, Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim S. S., 30 vjeç, banues në Pogradec, caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Ky shtetas dyshohet se më datë 11.01.2025, në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin N. A., 23 vjeç, e ka goditur atë, me mjet prerës”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?