Policia e Pogradecit në vendin e krimit pas ngjarjes

Kronikë

Pogradec/ Plagosi me thikë 36-vjeçarin pas sherrit dhe u arratis, prangoset autori i dyshuar! Nën akuzë edhe personi që e ndihmoi të largohej

30 Mars, 11:25| Përditesimi: 30 Mars, 11:35

  • Share

Pogradec- Plagosi me thikë për motive të dobëta një 36-vjeçar në Pogradec, lokalizohet dhe arrestohet autori i dyshuar i krimit.

Nën akuzë edhe një 38-vjeçar, që ndihmoi autorin e ngjarjes për t’u arratisur nga skena e krimit, teksa do procedohet në gjendje të lirë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:20, të mbrëmjes së djeshme (29 mars), në lagjen nr. 3 Pogradec, kur uniformat blu u njoftuan se kishte ndodhur një plagosje me mjet prerës.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të plagosjes së 36-vjeçarit. Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasi L. O., 54 vjeç, menjëherë pas konfliktit, ishte larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip "Benz", nga shtetasi A. B., alias A. O.”, bëri me dije policia vendore

Pas disa orësh kërkimesh është bërë e mundur kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes.

I dyshuari 54-vjeçar akuzohet veprat penale "plagosje e rëndë me dashje" dhe "prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta". Kurse 38-vjeçari banues në Blacë, po hetohet për veprën penale "përkrahja e autorit të krimit".

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti dhe mjeti prerës. I dëmtuari ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Kurse hetimet i kaluan prokurorisë vendore.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?